
Shërbimi elektronik “Vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal” i mundëson çdo qytetari të aplikojë online nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, për të marrë një vërtetim që provon se një ndërtim është në proces legalizimi. Ju do të merrni vërtetimin në mënyrë elektronike dhe me postë, pa patur nevojën për të shkuar personalisht në zyrat e Agjencisë Shtetërore së Kadastrës, në drejtorinë tuaj rajonale. Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet të jeni personi që keni bërë vetëdeklarimin e ndërtimit informal. Për shërbimet të cilat kanë në tipologjinë e tyre përllogaritjen e vlerës së tatimit, taksës apo gjobës, fatura e plotë që duhet të paguhet do të dërgohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në seksionin ”Dokumentet e mia” tek hapësira juaj në portalin e-Albania dhe më pas mund të vijohet me kryerjen e pagesës nga ana juaj. Çdo tarifë për shërbimin në ASHK, paguhet në llogarinë bankare të agjencisë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

