Bashkë me siguracionin e makinës, përfitoni siguracione dhe shërbime të tjera.
Përfitoni nga ofertat e SIGAL UNIQA me blerjen e sigurimit TPL.
Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare për të qarkulluar brenda Shqipërisë. Ky sigurim është 1 vjeçar.
SIGAL UNIQA i ofron të gjithë klientëve të saj të sigurimit të makinës “TPL” të shoqëruar me sigurime vullnetare shtesë ose me shërbime të ndryshme.
Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.
