Vizitoni Shqipërinë në çdo stinë dhe udhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA.
Sigurimi Kufitar i mjetit motorik ose “Polica Kufitare” është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kohëzgjatja e “Policës Kufitare” mund të jetë 15 ditore, 1 mujore, 45 ditore, 6 mujore, ose 1 vjeçare.
SIGAL UNIQA mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, në përputhje të plotë me parashikimin e Ligjit lidhur me dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Këtu, përfshihen edhe dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët si edhe ato pasurore.
SIGAL UNIQA merr përsipër përgjegjësinë civile të të siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.
Dëmet materiale
Përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë, etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.
Dëmet shëndetësore
Përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen.
