Ne ofrojmë shërbimin e këmbimit valutor për klientët që kanë nevojë të kryejnë transaksione të ndryshme valutore.
Jemi të licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe kemi përfunduar të gjitha trajnimet e nevojshme për të ofruar një shërbim të sigurt dhe të besueshëm në këtë fushë. Çdo transaksion realizohet duke u mbajtur në përputhje me normat dhe rregullat e Bankës së Shqipërisë, duke garantuar kështu një proces të sigurt për klientët tanë.
Kurset tona të këmbimit janë gjithmonë të arsyeshme dhe preferenciale, duke ofruar mundësi të mira për ata që duan të bëjnë këmbime valutorë të ndryshëm. Ne kujdesemi që klientët tanë të kenë akses në norma konkurruese dhe fleksibilitet të lartë në çdo transaksion.
Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar jashtë shtetit, ose keni nevojë për këmbim të valutave për arsye biznesi, shërbimi ynë i këmbimit valutor është gjithmonë i gatshëm të ju ofrojë një shërbim të shpejtë dhe të sigurt.
Na kontaktoni dhe përfitoni nga kurset tona të arsyeshme dhe shërbimi profesional!
