Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social

Shërbimi elektronik “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për të përfituar nga programet e strehimit social, për strehim dhe banesa sociale. Shërbimi ofrohet në përputhje me bazën ligjore: – Ligji Nr. 22/2018 “Për strehimin social”; – Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 384, datë 12.06.2019 për “Përcaktimin e dokumentacionit, për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”; – Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 405, datë 01.06.2016 për “Miratimin e strategjisë së strehimit social 2016 – 2025”;

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top