Udhëtoni të sigurt kudo në Europë me sigurimin e makinës nga SIGAL UNIQA.
Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove.
Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil” tek SIGAL UNIQA dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL UNIQA ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu, ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
“Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.
