Shërbimi elektronik “Aplikim për Leje Unike” u mundëson shtetasve të huaj, që kërkojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet kryerjes së aplikimit vetëm elektronikisht, eliminohet prezenca fizike e shtetasit të huaj në Shqipëri në momentin e aplikimit. Aplikimi realizohet në një formular të përbashkët duke dhënë mundësine aplikuesit të plotësojë vetëm një herë informacionin që i nevojitet për konfirmimin e lejes së punës , pajisjen me vizë dhe pajisjen në fund me lejen unike. Dokumentet shoqëruese do të dorëzohen vetëm një herë online, dhe strukturat përgjegjëse do e trajtojnë aplikimin sipas procedurës ligjore në fuqi deri në lëshimin e lejes unike me vulë elektronike. Nëpërmjet shërbimit mund të aplikohet për motivet e mëposhtme: – Punësim, Vetëpunësim; – Punonjës me kualifikim të lartë; – Të transferuar brenda ndërmarrjes; – Investitorë; – Lëvizës Digital. Nëse aplikuesi ka një shtetësi për të cilën duhet patjetër të pajiset me vizë, për të hyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, po nëpërmjet të njëjtit shërbim zgjidhen nënllojet e vizës D : – Viza për qëllime studimi ; – Viza për bashkim familjar ; – Viza për veprimtari humanitare ose fetare ; – Viza diplomatike ose vizë shërbim ; – Viza për qëllime punësimi stinor ; – Vizë për të trajnuarin pa pagesë ; – Vizë për au pairs; – Vizë për shkëmbime rinore ; – Vizë për kërkim shkencor ; – Viza si punëmarrës. – Viza për të transferuarit brenda ndërmarrjes ; – Viza për formim profesional ; – Viza për sportistë ; – Viza për shërbim vullnetar ; – Viza për punonjës me kualifikim të lartë ; – Viza për persona të vetëpunësuar ; – Viza për punonjës lëvizës digjital ; – Viza për investitorë ; – Viza për shërbime kontraktuese ; – Viza për ekuipazhin e mjeteve të lundrimit ; – Viza për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi ; – Viza për pensionistët .
