Ky shërbim elektronik ju ofron mundësinë për të aplikuar online për përfitimet si më poshtë vijon: -Pleqërie, në zbatim të neneve 31, 32, 92, 95, te Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 -Suplementar shtetëror pleqërie, në zbatim të nenit 10,11, të Ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996 -Suplementar pleqërie si ushtarak, në zbatim të nenit 16, të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 -Suplementar pleqërie si pilot, në zbatim të nenit 4, të Ligjit nr. 9361, datë 29.07.2003 -Suplementar pleqërie si lundrues i nëndetëseve, në zbatim të nenit 4, të Ligjit nr.9362,datë 24.03.2005 -Suplementar pleqërie për titull shkencor akademik, në zbatim të nenit 6, Ligjit nr.10139,datë 15.05.2009 -Pension pleqërie si minator i nëntokës, në zbatim të nenit 3, të Ligjit nr. 150/2014 -Pension invaliditeti për shkak të detyrës, në zbatim të Ligjit nr. 29, datë 23.05.2019 -Pension social -Kompensime për personat në ngarkim Baza ligjore: Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kushtet e përfitimit: a) Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.b) Nënat që kanë lindur 6 ose më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi. Masa e pensionit të pleqërisë: -Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; -Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive; -Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
