Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për transferimin e dosjes tuaj të pensionit (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar). Kërkesa për transferimin e përfitimit bëhet kur pensionisti ndryshon vendbanimin nga një qytet në një qytet tjetër ose ndryshon qëndrën paguese brënda të njëjtit qytet. Qëndrat paguese janë zyrat postare të autorizuara për shpërndarjen e pensioneve.
